Shpallje

Bekim Shllaku nuk ka hezituar që të tregojë edhe fizikun e tij, sidomos muskujt duke dëshmuar se mund të llogaritet si një nga modelët shqiptarë që i reziston kohës , trendit dhe kërkesave të shumta , me karrierën më të gjatë të modelingut .

Një baba i përkushtuar ndaj vajzave te tij , por me nje pasion të madh ndaj modelingut ai frekuenton palestrën rregullishtë duke trajtuar në nivelin e duhur fizikun e tij të vecante , gjë që nxjerr në pah konstruktin e tij të bukur dhe tepër joshes për pistat e modës dhe ofertat e reklamave në ekranet e ndryshme televizive.

Keto dite ai ka realizuar një fotosesion me fotografin e njohur dhe mjaftë të talentuar Isa Haziri duke sjelle momente artistike të pamjeve unike të tij , mjaft të kërkuara nga kompanitë e ndryshme për të qenë imazh i tyre.

Duke marr parasysh faktin se vitet e fundit kemi një dyndje të madhe të rinjëve që sprovojne veten dhe kualitetet e tyre në kompeticionet e ndryshme televizive , me një treg të varfër në oferta për ta,sekreti i suksesit të ketij modeli të kërkuar qëndron në faktin se tek Bekimi gërshetohen bukuria fizike dhe ajo shpirtërore , dhe një standart bashkekohor te intelektit të tij duke e bërë atë një personazh të kompletuar në botën e modës .. ( Shkruan – TVR)