Shpallje

Ekziston një ishull, ku turistët mund të pushojnë, të hanë, të pinë dhe të bëjnë seks me eskorta të ndryshme dhe pa limit, ndërsa gjithçka është e përfshirë në paketë.

Emri është “Sex Island” (Ishulli i seksit), i cili ngacmon keq fantazinë.

Kjo “paketë turistike” ka ngjallur shumë polemika më parë dhe tani, pasi agjencia ‘GoodGirls Company’, ka promovuar ofertën e re në prag të Vitit të Ri.

Për të festuar ardhjen e vitit 2018, kush dëshiron të niset për pushime, duhet të lërë në shtëpi gjithçka tjetër.

Agjencia organizon pushimet deri në detajet më të vogla, duke mundësuar ushqim, drogë, alkool, shfrenim total dhe seks pa limit, raporton ‘Mirror’.

Nuk dihen ende detajet e këtij udhëtimi, por organizatorët lajmërojnë surpriza edhe më pikante nga ato që kanë bërë me dije, ku pushimet ishin planifikuar në brigjet e Kartagjenës, në veri të Kolumbisë.

Autoritet kolumbiane paralajmëruan arrestime të mundshme për shkak të kësaj nisme të agjencisë, ndaj agjencia u detyrua të zgjedhë një tjetër destinacion misterioz në Karaibe.

Një zëdhënës i kompanisë tha, “Për eventin e fundvitit do të kemi 60 vajza dhe 30 bileta, plus dhe surpriza të tjera seksuale dhe fishekzjarre. Do të jetë festa e Vitit të Ri, më entuziaste në botë”.

Konfirmohet se një këngëtar i njohur dhe një personazh tjetër i famshëm, kanë prerë biletën për pushimet e shfrenuara. /a.y/noa.al