Shpallje

Zhaklina është njëra prej atyre blogereve që të tjerët e cilësojnë si “vajza me bo*e”. Një mëndje ndryshe nga mentaliteti i vendit të saj.
Prej disa muajsh ajo është bërë pjesë e një portali ku flet pa tabu në lidhje me mardhënien seksuale midis një mashkulli e një femre. Në “Tabu” lexon nga të gjitha…Nuk është fjala për pozicione, por për problematika e shqetësime që të gjithë i kanë, një herë a një tjetër, në jetën seksuale, vetëm se nuk pranojnë të flasin.Në një intervistë për Panoramën ajo flet në lidhje me meshkujt shqiptar e cila i cilëson si të paaftë në shtrat. “Nuk ka nevojë të bësh seks për të kuptuar paaftësinë e meshkujve” është shprehur Zhaklina. Duke vijuar mw tej ajo ka theksuar se meshkujt në Shqipëri janë shumë të kompleksuar dhe në përgjithësi, nuk dinë të bëjnë seks.

Si i përzgjedh temat që trajton? Një nga shkrimet e tua titullohet “Për ata që nuk ta lëpijnë”. Nuk është metaforë, i referohesh seksit oral dhe i ndan meshkujt në kategori…

Pikërisht sepse nuk flet askush, është një argument që nuk kemi pse të heshtim. Në përgjithësi, për gjithçka rreth seksit, nuk kemi pse heshtim. Nga bisedat me mikesha të mia, njerëz me më tepër apo më pak përvojë se unë, tregojnë se është një çështje që u intereson, problemi i vetëm është që nuk flasin publikisht. Kjo më bën mua ta trajtoj më gjerësisht dhe të shkruaj atë që ke lexuar, pra që ata që nuk ta lëpijnë, kjo kategori, përbëhet nga ekzemplarë, meshkuj, heteroseksualë, që kanë më shumë dëshirë të hanë një sufllaqe, sesa të praktikojnë një cunnilingus (seks oral) të denjë. Ata që nuk lëpijnë: nuk e mendojmë asnjëherë, por ekzistojnë. Janë rreth nesh, janë si ne, nuk kanë një logo që i dallon. Ata fshihen mes turmës dhe të zhgënjejnë në mënyrë të njëpasnjëshme. Të gjithë këta kanë një emërues të përbashkët, nuk lëpijnë, por duan të jenë të lëpirë. Ndërkohë që askush nuk ankohet se dushi i fundit është bërë në mëngjes, që është bërë urina 8 herë, që mund të ketë një fole zogjsh aty poshtë dhe që kjo fellatio (seksi oral te një djalë apo burrë) nuk është një udhëtim arome Chanel 5. Pse ndodh e gjithë kjo? Sepse janë burra.

Është e vërtetë, ndodh rëndom kjo gjë! Gjithçka sepse nuk ndihen të gatshëm të pranojnë një problem te vetja.

Shumë shpesh me ka ndodhur që njerëzit të më referohen si “vajza me b*le”. Kur kam qenë më e re, kjo fjali më dukej si kompliment dhe më dukej sikur lartësohesha nga ai stadi në të cilin stereotipohen gratë, pranë vatrës, pranë familjes, pranë burrit. Por, tashmë që jam e rritur, e pjekur, feministe, dhe që kam mendim kritik të zhvilluar, pyes veten se pse për të përshkruar një grua të fortë, duhet patjetër të përdorim ose të sjellim në tryezë burrat dhe pjesët e tyre intime. Pse, vagina, vezoret, mitra, dhe të gjitha organet e tjera që na lejojnë të japim jetë (ngjarja më e fuqishme në botë) nuk janë të mjaftueshme për të na bërë të forta? Pse duhet të kemi një referencë anatomike drejt botës burrërore? Pse penisi është i barabartë me forcë, dhe pse vulva është ndryshe?! Prandaj unë nuk dua të jem një grua me bole: sepse nuk jam. Jam grua dhe jam femër. Jam e fortë, jam e brishtë, jam gurë, jam e papërshtatshme. Jam gazmore dhe e padurueshme. Jam e sofistikuar dhe e fuqishme, jam e zonja dhe mediokër. Kam qenë fëmijë, vajzë, grua e re dhe tashmë grua. Pikë në fund të fjalisë. Nëse doni të më përgëzoni, më mjafton kjo. Jam grua dhe jam e fortë.

Pse nisi e gjithë kjo? Si u zhvillua ideja për të bërë një blog që, përveçse informues për atë që do ta shohë si duhet, është së pari çlirues, shembulli më i mirë…

Unë kam jetuar për disa kohë në Kosovë. Edhe pse në momente të ndryshme mund të duket e kundërta, atje njerëzit janë (o së paku kanë qenë në ato kohë që jetoja unë) shumë më të bogotë dhe patriarkalë se këtu. Unë isha një vajzë me tatuazhe, punoja në një bar dhe të gjitha këto më bënin të ndihesha e paragjykuar dhe e stigmatizuar. Të flisje për seksin i shumëfishonte edhe më tepër dozat e paragjykimit. E kam përjetuar shumë keq këtë periudhë. Në këtë kohë, një mikesha ime kosovare, duke më nxitur që të luftoja injorancën, me tregoi rreth një gazetareje shumë të njohur kanadeze, Sue Johanson, e cila kishte fillimisht një emision radiofonik e më pas televiziv mbi seksin. Sue ishte e madhe në moshë dhe nuk përdorte aksesorë, për të tërhequr vëmendjen, por vetëm këshilla mbi tematika të cilat njerëzit kanë turp t’i përmendin. Ajo ishte një shembull dhe zanafilla e idesë sime, e cila erdhi si nevojë, si mungesë që ndjeva vetë në radhë të parë. Kanë kaluar disa vite që atëherë. Në ato kohë unë nuk isha gati, shoqëria ndoshta nuk ishte gati dhe unë e ndieja këtë gjë.

Çfarë ndryshimesh pe tani në shoqëri, që u ndjeve e gatshme?

Tani, më e rëndësishmja, jam unë gati, e fortë, e bindur, e vetëdijshme dhe e sigurt për atë që po bëj dhe për mesazhin që dua të jap e të ndaj, apo ndryshimin që dua të sjell. Ndërkohë vitet e fundit, duket sikur rrjetet sociale dhe kultura pop kanë luajtur në favorin tim, duke komercializur gjithçka, ndoshta dhe vetë seksin. Para disa viteve buzët, të ndenjurat, operacionet plastike, apo investimi në pamjen e jashtme nuk ishin aq mainstream sa janë tani. Unë dua të jem pjesë e kësaj lëvizjeje, por duke informuar dhe duke krijuar një platformë të sigurt dhe me informacione të sakta mbi një tematikë që duhet celebruar dhe jo mohuar.

  • HASANI

    opinion iqellun