Shpallje

Republikës së Kosovës sapo i është shtuar edhe një njohje.

Është shteti i Madagascarit që e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Lajmin e kanë të ditur për Gazeta Blic nga kabineti i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Mësohet se Pacollit i është konfirmuar personalisht kjo njohje e Kosovës.

Ndryshe, njohja nga Madagaskari është e 115, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetet sociale./zeri/