Shpallje

Dje në rrugën “Nexhmedin Llumnica” në Prishtinë policia ka arretuar një të mitur pasi kishte vjedhur 38 mijë euro nga viktima-mashkull. Pas intervistimit të policisë i mituri i ka kthyer 11 mijë euro ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 6.300 euro të tjera, të cilat i janë kthyer viktimës.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Express./dardaniapost/