Shpallje

Çfarë ka përgatitur java për ju…zbulojeni!

DASHI 21. mars – 20. prill

Nen ndikimin e madh te Venusit dhe jo vetëm, këtë jave do jeni me te predispozuar te bëni lëshime ne jetën tuaj ne çift dhe do i zgjidhni edhe disa probleme te vogla te se shkuarës. Pas te enjtes emocionet do jene edhe me te mëdha. Beqaret duhet t’i mendojnë gjerat me seriozisht dhe duhet t’i mendohen mire para se te pranojnë apo te refuzojnë dike. Ne planin financiar ka rrezik qe situata te ndërlikohet goxha. Do jeni te palogjikshëm dhe nuk do mendoni fare për te nesërmen. Shëndeti për fat te mire nuk do ketë probleme aspak serioze, përkundrazi do ndiheni me ne forme se me pare. Ne pune do stepeni pak ditët e para, por me pas do vendosni te përfitoni nga mundësitë e reja qe do iu jepen. Familja pa probleme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse nuk doni qe kjo jave te jete e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje, mundohuni te ruani një komunikim te qete dhe te bëni sa me tepër lëshime. Beqaret do jene gjithë kohës ne lëvizje dhe ne kërkim te dashurisë se madhe. Disa do e gjejnë ne fundjave ndërsa disa te tjerë do kenë veçse flirte dhe asgjë me shume. Sektori i financave do jete i qëndrueshëm, por jo aq i begate sa për te bere investime te tejskajshme. Po u treguat te matur këto kohe do keni një gjendje me te mire edhe me vone. Shëndeti do jete i mire, por ne disa momente do keni edhe ndonjë shqetësim te vogël. Ne pune do reflektoni, do bindeni e me pas do veproni. Kjo do shmange dështimet. Jeta familjare do jete e konsoliduar.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar, plot hare, emocion dhe kënaqësi te veçanta. Do ndiheni me se miri gjate gjithë javës dhe nuk do keni as mosmarrëveshje. Beqaret do kenë shume takime dhe nuk do dine se cili është personi i duhur qe duhet te mbajnë me pranë vetes. Mire është qe t’i dëgjojnë këshillat e mive te afërt. Ne planin financiar do jeni me më shume fat dhe gjendja do ketë përmirësime te konsiderueshme. Borxhet do i shlyeni qe ditët e para. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë pak me shume çlodhje dhe aktivitet fizik do ju mbante me ne forme. Ne pune do jeni entuziaste dhe do i bëni me qejf te gjitha projektet e reja qe do iu jepen. Jeta familjare do jete goxha pozitive.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jave e mbushur me përmirësime te njëpasnjëshme do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Çdo dite do jete me e bukur dhe me më shume shkëlqim. Mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojnë kurdoherë. Beqaret me mire te mos nxitohen sepse mund te përballen edhe me zhgënjime e mund te lëndohen. Për te mos pasur probleme me buxhetin mundohuni qe çdo shpenzim ta kryeni me llogari dhe kujdes. Ne planin shëndetësor, Venusi dhe Neptuni do ndikojnë negativisht. Mund te keni goxha shqetësime dhe do ndiheni keq. Ne pune do jeni goxha te shpërqendruar dhe ne disa raste do stepeni te hidhni hapa. Jo çdo gjë do ju ece si e keni ëndërruar. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete problematike dhe e mbushur me tension gjate kësaj jave. Nuk do jeni shume te logjikshëm dhe mund te thoni here pas here gjera te gabuara. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë. Vetëm ne atë mënyrë do gjejnë personin e duhur me te cilin do kalojnë gjithë jetën. Me financat tregohuni vigjilente sa te mundeni sepse po bëtë gabime situata mund te marre tatëpjetën. Shëndeti fizik dhe ai mendor ka për te qene goxha i qëndrueshëm. Ne pune tregohuni me te matur dhe me largpamës. Mos refuzoni as propozimet qe do iu bëhen sepse pa e provuar nuk mund ta dine nëse mund t’ia dilni apo jo. Ne familje do keni goxha debate.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dashuria për partnerin do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj jave. Do i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshme dhe zemra do ndihet për mrekulli. Beqaret duhet te përfitojnë sa te munden nga mundësitë qe do i u jepen këtë periudhe sepse mund te fillojnë me te vërtetë lidhje te forta dhe afatgjata. Edhe ne planin financiar do jeni shume fat. Mund te luani lojëra dhe te pasuroheni, por mund te merrni edhe një trashëgimi. Shëndeti ne disa dite do ketë disa shqetësime te vogla, megjithatë me pak me shume përkujdes situata do normalizohet. Ne pune tregohuni te matur, largpamës dhe sa me te vendosur qe te mundeni sepse kështu keni për te pasur arritje akoma me te mëdha. Atmosfera ne familje do jete ngazëlluese.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Çdo gjë ka për te qene shume me e thjeshte këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje. Me partnerin nuk do keni debate te kota apo zënka qe nuk japin asnjë zgjidhje. Fundjava ka për te qene edhe me e mire. Beqaret do favorizohen tej mase dhe do fillojnë qe ne ditët e para një lidhje te begate. Ne planin financiar do jeni shume me te vëmendshëm e me te kujdesshëm kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jete i shkëlqyer e madje edhe për ata qe se fundmi kane pasur shqetësime te ndryshme. Do merrni fryme me lirisht. Ne pune do ndërmerrni plot iniciativa dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit menduar. Brovo edhe për kurajën dhe këmbënguljen. Jeta familjare do jete e begate.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ju çiftet do keni një periudhe te begate. Yjet do ju qëndrojnë gjithmonë pranë dhe do sjellin emocione te jashtëzakonshme. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje dhe debate do jene shume me te qete. Beqaret do afrohen fillimisht me disa persona dhe shume shpejt do fillojnë lidhje pasionante me ta. Me shpenzimet mos bëni asnjë çmenduri sepse do përballeni me probleme me vone. Gjendja shëndetësore do jete me e mire se me pare, megjithatë disa shqetësime te vogla sidomos nga koka do vazhdoni t’i keni. Ne pune do lëvizni nga pozicioni qe keni për te marre një tjetër me te rëndësishëm se ai. Ne familje do keni konflikte te njëpasnjëshme dhe shpesh do ndiheni keq.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do keni ndryshime shume te mëdha këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me te lumtur nga sa keni qene kohe me pare. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Beqaret do rrethohen me ngrohtësi, ëmbëlsi, sinqeritet dhe dashuri kështu qe edhe te duan nuk do mund t’i shpëtojnë krijimit te një lidhjeje. Financat do dini si t’i menaxhoni me shume përkujdes dhe jo vetëm qe nuk do keni me probleme, por situata do ketë edhe goxha përmirësime. Shëndeti duhet pasur me nen kontroll sepse ne te kundërt do keni shqetësime serioze. Ne pune do lodheni pak, por do arrini atje ku kane ëndërruar gjithmonë. Jeta familjare do jete shume e kënaqshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do jeni me humor shume te mire gjate gjithë kësaj jave dhe do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie qe emocionet te jene akoma me te forta. te dy palët do përkujdeseni ne maksimum për njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet ta teprojnë me joshjen sepse do krijojnë përshtypje te këqija për veten dhe nuk do arrijnë asgjë qe kane ëndërruar. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju dhe mund t’i bëni tashme investimet e menduara. Shëndeti gjithashtu do jete me dinamik. Nuk do keni me as shqetësimet nga stomaku apo nga barku ne tërësi. Ne pune, vërtet do lodheni pak, por do arrini majat e suksesit. Do merrni plot përgëzime dhe përfitime financiare. Ne familje çdo gjë do ece për mrekulli.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Deri ditën e mërkurë marrëdhënia juaj me partnerin do jete disi e ftohte, por me pas gjithçka do ndryshoje si me magji. Do kaloni momente romantike me te dhe zemra do ju rrahe shume me fort. Beqaret me te rinj ne moshe do jene me te privilegjuar ne dashuri, ndërkohë qe te tjerët do e kenë disi te vështirë ta ndryshojnë statusin. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, por nuk duhet kurrsesi te fiksoheni pas lojërave te fatit për te përmirësuar situatën. Gjendja shëndetësore do jete shume e mire se me pare. Do ndiheni me te relaksuar dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune, pa u përpjekur shume dhe pa bere sakrifica ekstreme, keni për te arritur sukses te padiskutueshëm. Me familjaret do jete vetëm mosmarrëveshje te vogla.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ndikimi i Venusit do jete shume i madhe ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ai do sjelle ndriçim, ngjyra dhe dashuri mes jush. Çdo dite do ketë veçantinë e vet. Beqaret duhet te zbresin sa me pare me këmbë ne toke sepse po ëndërruan shume do përballen me shume zhgënjime e madje do vuajnë. Gjendja e financave ditët e para do jete delikate. Do demoralizoheni dhe do mendoni se për ju asgjë nuk do ece si duhet. Gjithsesi me ndihmën e familjareve dhe këshillat e vyera te miqve situata do normalizohet ne fundjave. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla sidomos me aparatin tretës. Ne pune do merrni disa propozime te jashtëzakonshme qe nuk duhet t’i humbni. Familja pa probleme.

/kosovarja/