Emri i tij është ndër më të njohurit për të gjithë ata që pëlqejnë muzikën popullore.
Është ky këngëtari i njohur Nexhat Osmani, vëllai i këngëtares Remzie Osmani, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse me angazhime të shumta në punë, Nexhati është shumë i përkushtuar edhe ndaj familjes së tij.
Së fundmi ai ka shkuar për pushime në Turqi së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Tashmë çdo vizitor që shkon në Turqi nuk kalojnë pa provuar veshjen që e karakterizon serialin “Sulltan Sulejmani”.
Një gjë të tillë ka bërë edhe Nexhati së bashku me familjen e tij. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka bërë ai në llogarinë e tij në Instastory..
/kosovarja/