Shpallje

Një studim i ri sugjeron se mënyra se si prindërit i ndihmojnë fëmijët ta përballojnë vaksinimin, para dhe pas, është e lidhur me atë se sa dhimbje ndjenë fëmijët e tyre gjatë procedurës.

Hulumtimi, i botuar në revistën Pain, zbuloi se përfshirja në sjelljet “përkrahëse të përballimit”, siç është inkurajimi i një fëmije për të marrë frymë thellë, është strategji e rëndësishme gjatë vaksinimeve.

Shmangia e sjelljeve “nxitëse” apo lëvizëse, do t’ia lehtësonte punën mjekut, transmeton Gazeta Shneta

“Kur fëmijët shqetësoheshin para vaksinimit, kjo i bënte ata të ndjenin më shumë dhimbje pas aktit.”, tha autori kryesor Rebecca Pillai Riddell i Universitetit të Yorkut.

“Pra, përballimi i sjelljes, si në fëmijën ashtu dhe në prind duhet të ndodhë edhe para se të ndodhë vaksina”./Gazeta Shneta/

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz