Shpallje

Ditë e veçantë për çiftin Meta Sot është festë në gjithë trojet shqiptare, po ashtu festohet edhe në vendet në botë ku ka shqiptarë, 28 nëntori shënon festat e nëntorit, të cilat lidhen me shtetndërtimin dhe rrugëtimin e kombit shqiptar. Megjithatë kjo datë ka një rëndësi tjetër të veçantë për çiftin Adelina Thaçi dhe Bardhyl Metën. Këngëtarja dhe politikani festojnë përvjetorin e fejesës. Këtë e ka bërë të ditur Adelina përmes një postimi në Facebook. “7 vjet Fejese…. Edhe 100 bashke zemer, me shnet pike se pari e me femije mire, tjerat sekondare, e qysh don ai i madhi zot…. Gjithashtu, Gezuar 28 Nentori!”, ka shkruar Adelina. Kujtojmë se çifti tashmë janë të martuar dhe kanë dy vajza së bashku. /21Media