Shpallje

4 femra, dy prokurore të Amsterdamit, një oficere e sektorit investigativ në Holandë dhe një tjetër në Itali ishin ato që zbuluan bosin e kokainës dhe njëkohësisht të dashurin e Viola Spiros.
Një hetim që nisi më 16 nëntor i cili u iniciua nga prokuroret hollandeze. Më pas përfundimi iu la policisë italiane. 7 persona me në krye Valentin Salaj u vunë në pranga me arysen e trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Roterdam dhe më pas në Firenze. Nga pamjet e publikuara nga policia Italiane dukej qartë aktiviteti i grupit kriminal.
Ishte gazeta “La Nazione” ajo që bëri fillimisht publik lajmin e arrestimit të bosit të kokainës, Valentin Salaj dhe e para që bëri të ditur lidhjen e tij me Viola Spiron.
Sipas “La Nazione” i dashuri i Viola Spiros kishte një rol shumë të rëndësishëm në grupin e trafikut të drogës, pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në Fierence, përmes shtetit të Holandës.

  

/lapsi/