Shpallje

Ka dy muaj qe autobusët nga Mitrovica bojkotojnë peronin përkatës ne stacionin e autobusëve ne Prishtinë. Këtë vendim te bojkotimit te stacionit janë duke e marrë edhe autobusët e qyteteve tjera. Ne fotografitë me poshtë shihet bllokimi i daljes nga stacioni i autobusëve dhe ngarkimi i komunikacionit sepse autobusët ndalen te dalja e stacionit e poashtu udhëtarët shumica presin aty qe të mos paguajnë “zheton” përbrenda stacionit. Ne këtë mënyrë ka filluar anarkia e anashkalimit te stacionit te autobusëve, gjë qe sikurse shihet ne fotografi po e krijon edhe tollovinë e madhe dhe pritjet e gjata te kolonave te automjeteve në atë pjesë.
Kjo po ndodh për shkak te rrethimit te stacionit me gilindera qe fillimisht thuhet se kanë kushtuar rreth 43.000 euro e tash po flitet qe janë harxhuar mbi 108.000 euro.
Këta gilindera i udhëzojnë udhëtarët qe të paguajnë 10 cent për te marrë autobus nderurban (për ne qytetet tjera të Kosovës), 50 cent për te marrë autobus ne peronin 19 për ne Tirane apo peroni 20 për Luginë te Preshevës dhe 1 euro për udhëtar për te hipur në autobusët qe shkojnë ne shtetet e Evropës perëndimore.
Sipas disa punëtorëve te vjetër te stacionit, thanë qe me shtrenjtë po kushtojnë shiritat e letrës për te shtypur “zhetonin” qe te jetë i mundur udhëtimi me autobus sesa përfitimi nga këta “zhetonë” letre. Me ketë ide te menaxhuar keq stacioni i autobusëve ka humbur fillimisht nga 400 euro ne muaj nga secili agjencion i linjës Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë. Tani po i humb edhe agjencionet udhëtuese te qyteteve tjera.
Duhet te ceket qe menaxhmenti i stacionit ne kontrollin e “zhetonëve” i angazhojnë vetëm punëtoret qe janë mbi 15 vjet te punësuar ne stacion, kurse kallam-kusurin e punëtorëve qe i kanë fut ne punë pa konkurs “i lodhin” duke i lënë në zyrat e ngrohta.
Duke besuar thelle qe Kryetari i Komunes së Prishtinës Shpend Ahmeti se shpejti do ta organizoj stacionin e autobusëve si i ka hije kryeqytetit, do te ndalet kjo anarki qe po ndodh tani./GazetaOra/