Shpallje

Jeni të lodhur nga vetmia apo nga dalja me dashnorët që nuk janë të gatshëm për lidhje serioze? Jeni të bindur se problemi është tek ata, apo ndoshta kurrë nuk e keni menduar se ndoshta ju mund të jeni problemi?

Në pyetje është frika juaj,e nëse nuk i largoni me kohë, gjithmonë do të mbeteni vetëm.

Frika se do të mbeteni gjithmonë vetëm

E pranuat apo jo, jeni vetëm dhe pas vetes nuk keni edhe aq lidhje të suksesshme. Diku thellë keni frikë se kurrë nuk do ta gjeni mashkullin tuaj. Meshkujt e ndjejnë kur një femër frikësohet se do të mbetet vetëm, ndërsa e gjithë kjo ndryshon qasjen e mashkullit në raport me ju. Nëse qëndroni me frikën se mashkulli do t’jua tregojë derën, atëherë jeni ju ajo që po e largoni atë nga vetja juaj.

Frika se kur të vjen “momenti” do ta humbisni personin e dashur

Kur një mashkull dhe një femër të njoftohen, zakonisht ndajnë respektin për njëri-tjetrin dhe kanë kujdes në sjellje. Meshkujt që në fillim të lidhjes sillen çuditshëm janë jostabilë dhe kanë frikë se do ta humbasin të dashurën, prandaj lidhjen do të provojnë ta ruajnë me çdo çmim.

Frika se ai do të bëhet ashtu siç ishte ish i dashuri

Nëse porsa keni dalë nga një lidhje e keqe, kujdesuni që të kalojë pak kohë para se të lidheni përsëri. Në këtë mënyrë nuk do të jeni në një lloj ankthi se si është i dashuri i ri. Nëse nuk i kaloni të gjitha këto, atëherë frika do t’ju pengojë që të arrini sukses në lidhjet e tashme, përderisa problemet e vjetra do t’i futni në lidhjen e re./keshilla/