Shpallje

Kur artriti e kishte kërcënuar jetën e balerinës së bukur Jesse Golden, ajo ishte kundërpërgjigjur dhe me ndihmën e jogës lakuriqe, ajo ishte bërë njëra nga modelet me trupin më fleksibil dhe elastik në Instagram, transmeton Zeri.

Image

Padyshim se ajo është njëra nga modelet me qëndrimin më të mirë derisa pozon para fotoaparatit. Ajo thotë se për t’ia arritur këtë, ajo ushtron çdo ditë, sidomos jogën lakuriqe, ku ajo mund të shtriqet lirshëm.

Image

Ajo thotë se jeta e saj ishte në rrezik nga artriti, i cili e rrezikonte ta linte të paralizuar, por ajo nuk kishte qëndruar duarkryq dhe me ndihmën e ushtrimeve, ia kishte arritur që jo vetëm ta mund këtë sëmundje të eshtrave, por edhe ta shndërroj trupin e saj në një trup super-seksi dhe të përkryer.

Image

Ajo në fotot e saj të cilat i poston në Instagram, shihet me shumë pak rroba në trup, pasi siç thotë edhe vetë ajo, derisa bën joga, ajo duket shumë më bukur dhe më seksi

Image

Ajo thotë se ka shumë vite që aplikon jogën lakuriqe dhe tashmë ka bërë edhe një libër me foto ku ajo shihet në poza të ndryshme tërësisht e zhveshur. Ajo ka folur edhe rreth meshkujve dhe gabimeve që ata bëjnë kur mundohen ta joshin.

Image

“Ajo që më së shumti më pengon tek meshkujt, është kur ata bëhet tepër seksualisht agresiv. Ata gjatë tërë kohës e kanë mendjen vetëm te seksi dhe mundohen të shmangin bisedat për gjëra të rëndomta. Nuk mund të jesh një mashkull i duhur për një femër, nëse nuk je në gjendje ta dëgjosh atë duke folur për çështje të ndryshme jetësore. Shpesh më ka ndodhur që kur kam dalë në takim dashurie, derisa kam folur për djalin tim të vogël, ata më kanë thënë se nëse dua edhe një fëmijë tjetër, vetëm duhet t’i telefonoj. Kjo ishte shumë irrituese”, ka deklaruar ajo.

Image

Bukuroshja, e cila njihet për sytë e saj të jashtëzakonshëm, momentalisht është beqar dhe jeton vetëm me të birin e saj 5-vjeçar, të cilin e ka nga një aventurë e shkurtër dashurie./ZERI

Image