Shpallje

Në mediet rozë kanë qarkulluar thashetheme se marrëdhëniet mes dy aktoreve kosovare nuk janë aq të mira.

Bëhet fjalë për Yllka Gashin dhe Teuta Krasniqin, të cilat ndajnë të njëjtin profesion dhe kjo gjë bën që ato të kenë rastin edhe të punojnë bashkë.

E ftuar në emisionin e shoubizit “Mirage”, Teuta rrëfeu shumëçka nga jeta e saj private, karriera në aktrim si dhe angazhimet e tanishme.

Ndër të tjera, ajo sqaroi për “Mirage” se cili është raporti i saj me Yllkën dhe a janë të vërteta fjalët që kanë qarkulluar në lidhje me të dy aktoret.

Ndiqeni videon e mëposhtme dhe mësoni se çka thotë Teuta për Yllkën, saktësisht cili është raporti mes tyre./lajmi/