Shpallje

Ministria për Shtetësi dhe Migrim e Kanadasë, njoftoi se kanë hequr vizat për qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Në njoftimin e publikuar nga ministria bëhet e ditur se pas bisedimeve të bëra me delegacionet e nivelit të lartë të të dyja shteteve që nga viti 2014 për heqjen e vizave është arritur rezultat.

Në deklaratë theksohet se vendimi tregon se Qeveria e Kanadasë i kushton rëndësi marrëdhënieve të saj me dy shtetet si dhe BE-në.

Me vendimin e ri rumunët dhe bullgarët do të mund të hyjnë në Kanada pa viza, për akomodime, vizita të familjes dhe shokëve si dhe me qëllime turistike deri në 6 muaj.

Ndërkohë ministri për Shtetësi dhe Migrim, Ahmed Hussen, në deklaratën e tij tha se “Lehtësimi i vizitave të rumunëve dhe bullgarëve në Kanada, do të inkurajojë më shumë udhëtime dhe tregti, kështu që do të krijojë mundësi të reja tregtare dhe investimesh për kanadezët dhe evropianët”./zeri/