Shpallje

Pavarësisht se shumë e cilësojnë ende tabu, marrëdhënia intime është një ndër komponentët më të rëndësishëm të jetës në çift, një nevojë fiziologjike e njëherazi psikologjike që çon marrëdhënien në një tjetër dimension.

Tradicionalisht njerëzit priren të kryejnë marrëdhënie në atë që njihet si vendi më komod i të gjitha kohërave, krevati juaj i madh dhe i butë.

Gjithsesi imagjinata intime projekton aktin shumë më tej…
Ekspertët rekomandojnë se është në të mirë të jetës në çift të bëni dashuri në 5 vendet e mëposhtme:

  1. Në natyrë të hapur (mal, fushë, det), zgjedhja është e juaja.
  2. Në hotel
    Këshillë e çmuar sidomos për çiftet e martuara. Një takim suprizë dhe një ftesë joshëse është gjithmonë e mirëpritur.
  3. Në shkallë
    Nëse ashensori nuk punon apo është gjithmonë i zënë, bëni mirë t’u ktheheni shkallëve. Jo vetëm për t’i ngjitur, kuptohet.
  4. Para pasqyrës
    Mund të mos jeni narcizistë, por nuk ka ndjesi më eksituese se reflektimi i imazheve përtej pasqyrës.
  5. Në dhomën e provës në një qendër tregtare
    Një mënyrë shumë e mirë për ta bindur partnerin t’ju shoqërojë teksa bëni shopping është edhe intimiteti. Me siguri do të bëni blerje të mbara./femina/