Shpallje

E kush nuk dëshiron të ketë një fytyrë të butë dhe të lëmuar si fëmijët e vegjël.

Për të pasur këtë, e madje edhe një lëkurë të shëndetshme po ju sugjerojmë një maskë të thjeshtë dhe shumë efektive me banane dhe mjaltë…

Do t’ju duhet:

1 banane,

1 lugë gjelle mjaltë.

Krijoni një përzierje në formën e puresë me bananen dhe mjaltin dhe pastaj mbajeni në frigorifer për disa minuta. Aplikojeni me kujdes në fytyrë duke e lënë për 20 deri në 30 minuta ose derisa të thahet dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Kjo maskë është e mirë për ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës, hidratim të thellë, ushqyerjen e fytyrës etj./femina/