Shpallje

Kindly Myers është njëra nga personalitetet më të famshme në botën e modelimit. Është një modele për kostume të larjes e cila ka pozuar për disa nga revistat më të njohur si ‘Joker’, ‘Coed’, ‘Maxim’, etj.Image

Para se të fillonte punën si modele, ajo ka shërbyer në Gardën e Armatës Nacionale, e pas largimit nga aty, kishte punuar edhe si kameriere në lokalin e famshëm të natës ‘Tootsies Orchid’ në Neshvill të Teksasit.

Image

Momentalisht ajo është beqare, ndërsa e ka zakon që mos të flasë për jetën e saj të dashurisë, pasi të dashurit i mban gjithmonë sekret. Edhe pse për një kohë të gjatë kishte insistuar se trupi i saj është plotësisht natyral, ajo në fund ishte dorëzuar, duke pranuar se ka rritur gjinjtë dhe buzët.

Image

Ajo insiston se ky ishte një vendim i duhur për të, pasi gjithmonë ka dashur të ketë gjoks të madhe. Bukuroshja thotë se idhulli i saj gjithmonë ka qenë Pamela Anderson dhe atë pikërisht për gjinjtë e saj të mëdhenj.

Image

“Jam rritur me fotot e Pamela Andersonit. Gjithmonë i jam lutur Zotit që të më dhuroj gjinj të mëdhenj. Edhe pse gjinjtë e mi natyral kanë qenë të bujshëm, prapë kam dashur t’i rrisë. Përmes operacioneve, i kam rritur për tre numra”, kishte pranuar ajo.

Image

Mirëpo, edhe pse insiston se është shumë e kënaqur me madhësinë e re të gjinjve të saj, biondja atraktive e ka pranuar se pikërisht gjinjtë e saj po i frikësojnë meshkujt që t’i afrohen.

Image

“Jam e lumtur me operacionet për rritjen e gjinjve, por shkaku i tyre meshkujt frikohen të më afrohen”, thotë ajo.

Image

Mirëpo, ana tjetër pozitive e gjinjve të saj, është se ajo ka marrë oferta të shumta për role në filma dhe tashmë ka bërë edhe debutimin, edhe pse ende nuk ka ndonjë rol të madh.

Image

Ajo tashmë ka filluar të ndjek orët e aktrimit, pasi planifikon që pas përfundimit të karrierës si modele, t’i përkushtohet në tërësi aktrimit. Dhe para se ta bëj këtë, ajo vazhdon të fitoj miliona dollarë nga pozimi i saj në bikini./ZERI

Image

Image