Shpallje

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në zonën e Drenasit, ku të lënduar kanë mbetur 5 persona të moshës së re.

Klankosova.tv merr vesh se katër nga pesë të aksidentuarit, janë nxënës, ndërsa janë goditur nga një automjeti-kamioneta Mercedes me targa vendore saktësisht në fshatin Korroticë e lartë, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar dhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se dy nga të akisdentuarit kanë pësuar lëndime më të rënda.

‘’Në fshatin Korrotice e lartë eshte shkaktuar një aksident trafiku kur automjeti-kamioneta Mercedes me targa vendore ka goditur 5 këmbsorë te gjithe nga fshati Korrorice e lartë, 4 femra dhe nje mashkull, te moshes së re. Dy nga ta kane marr lendime te rënda ndersa tre tjere kanë lendime më të lehta’’.

Zëdhënësi Hoxha, ka konfirmuar për klankosova.tv po ashtu se të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Drenas, ndërsa më vonë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Njesitet kompetente policore jane në proces te realizimit te hetimeve lidhur me rastin per procedura te metejme ligjore ka përfunduar ai, njofton Klan Kosova.