Shpallje

Gjatë pesë ditëve të parashikimit vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht sot dhe nesër, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s./koha.net/