Shpallje

Rrënja e xhenxhefilit është ushqim mjekësor i njohur për vlerat ushqyese dhe ato shëruese. I pasur me antioksidues, vitamina dhe minerale, është një nga rrënjët më efektive dhe më të shëndetshme, që vepron kundër inflamacioneve. Përdoret si alternativë e shpeshtë në tretmanët kundër shumë sëmundjeve.

Por, a e keni ditur se përbërës të caktuar t kombinuar bahkë ulin rrezikun për sëmundje kardiake, dhimbjet në muskuj dhe gjërat e tjera, që ndërlidhen me inflamacion? Është në gjendje edhe të ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

Vetitë shëruese për kolesterolin

Janë më shumë se 21 antioksidues në xhenxhefil, që ndihmojnë parandalimin e peroksidimit të lipoideve në arterie. Për më shumë, xhenxhefili është mënyra më e mirë për të rregulluar dëmtimin e qelizave, që parandalon përmirësimin e gjendjes së lipoideve të dëmshme. Xhinxhefili vepron si antiinflamator dhe antioksidues për të reduktuar krijimin e kolesterolit të keq.

Vetitë shëruese për diabetin

Komponentët kemikate në xhenxhefil pozitivisht stimulojnë enzimat, që për detyrë kanë përshpejtimin e punës së metabolizmit dhe uljen e glukozës në gjak. Veprojnë edhe te enzimat, që ndërlidhen me inflamacionet, çelës ky për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak.

Duke konsumuar xhenxhefilin, ulni rrezikun për sindromën metabolike. Kjo ul rrezikun për t’u prekur nga mbipesha dhe diabeti.

Përbërësit:

1 pjesë xhenxhefil të freskët (5 cm)

1/2 e gotës sheqer kaf ose mjaltë (150 gr)

1/2 e gotës lëng limoni (125 ml)

2 litra ujë

1 gotë ujë mineral

1 sasi shumë të vogël kripë deti

Përgatitja:

Së pari, vendosni tri gota ujë për të vluar. Kur të ketë arritur pikën e vlimit, shtojeni xhenxhefilin e grirë, sheqerin kaf ose mjaltin, si dhe kripën e detit. Më pas, uleni temperaturën dhe lëreni sheqerin të tretet në mënyrë komplete për 5 minuta. Kur të jetë tretur, shtoni edhe pjesën tjetër të ujit, e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe e lini të ftohet në temperaturë të dhomës.

Pas disa orëve, shtoni limonin dhe ujin mineral. Kur të jetë gati, përzierjen e derdhni në një kavanoz me ngjyrë të errët. E lini të qëndrojë për dy-tri ditë. Konsumoheni dy-tri herë në javë nga një lugë gjelle./femina/

  • Ismet Hasani, Suedi

    Më sa di unë, dje më 14 shkurt 2014, kam dhënë koment ndaj ktëtij shkrimi të hoxhë dr. Shefqet Krasniqit, por për çudi KOMENTI PASKA MBETË NË GJYSMË TË RRFUGËS, as këndej e as andej!
    Nejse, ishalla Hoxha “ma ban hallall”!
    tung!