Shpallje

Bredhi masiv me 900 stoli i ndizen edhe 70 mijë drita.  Qytetarët janë mbledhur në sheshin qendror të Vilnius të Lituanisë. Aty ku janë ndezur dritat e bredhit të gjatë afro 30 metra.

Struktura prej metali, që është e mbuluar me degë pishash të mbledhura gjatë pastrimit në pyje, ka të vendosura edhe 900 stoli të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Veçanti e këtij bredhi janë edhe 70 mijë poçe të vogla.

Me anë të këtij dekori, pritet që kryeqyteti lituanes të vizitohet edhe nga banorët e shteteve fqinje.

/lajme-shqip/