Shpallje

Ndarja e Jonida Maliqit nga bashkëshorti i saj prej 17-vitesh bëri bujë të madhe mediatike disa muaj më parë.

Ajo njihet për natyrën e rezervuar që ka për sa i përket jetës personale.

Dhe kështu preferoi të mos jepte asnjë detaj rreth këtij lajmi.

Vetëm sot ajo ka vendosur ta komentojë ndarjen e saj në “Top Albania Radio”.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund.

Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është.

Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur.

Sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”,- është shprehur ajo./lajme-shqip/