Shpallje

Sipas studimeve kur femra arrin në orgazëm gjatë marrëdhënieve, atëherë kënaqësia e saj është pothuajse 10-fish më e fortë se ajo e mashkullit.

Sidoqoftë e vërteta është se në një përqindje të madhe të rasteve nga një marrëdhënie intime, femra del më e pakënaqur. Faktori kryesor i këtij fenomeni duket se është eksitimi i shpejtë i mashkullit, pa përjashtuar edhe moskujdesin e shumë meshkujve ndaj dëshirave të partnereve.

Kjo gjë shumë herë shkakton probleme në çift, sepse femra fillon ankesat kurse mashkulli shumë herë pa të drejtë ndjehet sikur preket burrëria e tij, dhe anashkalon problemin. Dashuri midis një çifti do të ketë probleme nëse nuk ekziston një seksualitet i shëndetshëm dhe i pasur. Probleme të tilla shkaktohen edhe atëherë kur në marrëdhëniet seksuale meshkujt nuk arrijnë të plotësojnë dëshirat dhe kënaqësitë e partnereve.

Kënaqësia

Meshkujt që në moshë të vogël ndjejnë një farë problematizimi në lidhje me organin e tyre seksual. Fëmija në fillim e shikon organin e tij si lodër dhe me kalimin e kohës duke ardhur në kontakt me meshkuj të tjerë fillon njëfarë konkurrence mbi organin seksual. Kështu ekziston edhe një numër i madh meshkujsh që frikësohen se nuk mund të jenë partnerë të mirë përderisa nuk ndodhet në të njëjtat kondita si dikush tjetër. Ndërkohë që realisht nuk është kështu. Së pari aftësia e vet organit nuk varet përmasat.

Së dyti aftësia e mashkullit në mardhenie nuk varet vetëm nga aftësia e organit të tij, varet edhe nga sjellja e mashkullit, klima që krijon për femrën, aftësia e tij për të plotësuar dëshirat e partneres. Dhe së treti nga rezistenca e mashkullit gjatë marrëdhënieve seksuale. E rëndësishme është që të gjesh një vend të përshtatshëm dhe të këndshëm për të kryer marrëdhënie, në mënyrë që ti dhe partnerja të ndjeheni sa më mirë. Megjithatë nuk është e thënë që mardhenia është i mirë për një femër vetëm kur kryhet në një krevat, çdo femër, ashtu si çdo mashkull, mund të ketë preferencat e veta. Rëndësi kanë edhe lojërat e nxehta por duhet të kenë më tepër në epiqendër femrën, pasi mashkulli e ka më të lehtë eksitimin.

Aftësia ne mardhenie

Dëgjohet kohët e fundit se kanë dalë një serë ilaçesh, madje bëhen edhe ndërhyrje kirurgjikale, të cilat forcojnë aftësinë dhe rezistencën e mashkullit në mardhenie intime. Aftësia e njeriut në lidhje me mardhenien lidhet me psikologjinë e tij dhe këto ndërhyrje nuk janë absolutisht pozitive, pasi mund të kenë efekte anësore. Kështu fillimisht ajo që ka rëndësi është që mashkulli t’i shmanget frikës së tij në aspektin terhqes kur kërkon rezistencën, kurse në rastin që atij i është larguar dëshira për mardhenie, atëherë shkak kryesor janë streset e përditshmërisë. Për këtë është e këshillueshme të kërkohet qetësia si dhe ndihma e partneres, e cila mund t’iu ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.

Në rast se kjo gjendje vazhdon atëherë duhet që t’i drejtohet mjekut specialist. Tek rezistenca e mardhenive te mashkullit përveç psikologjisë së mirë ekzistojnë edhe një farë metodash të tjera.

Alkooli dhe duhani sipas seksologëve e ndihmojnë mashkullin momentalisht në mardhenie, por nga ana tjetër konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shëndetësore, por edhe i “vret” atij aftësinë e nxeht. Prandaj nëse i përdorni si mjet ndihmues, alkoolin dhe duhanin, por edhe masturbimin, duhet të jeni në dijeni të pasojave të tyre të dëmshme për vetë aktivitetin ne mardhenie./keshilla/