Shpallje

Ata asgjë nuk ia lënë rastit dhe gjithmonë e kanë planin rezervë. Kjo shenjë horoskopi të gjitha i planifikon mirë dhe i vë në vend të vetin.

Pikërisht për këtë shkak, për ta vlen të thuhet që janë shumë të saktë dhe shumë të kujdesshëm.Natyrisht, fjala është për Virgjëreshën.

Te Virgjëreshat kurrë nuk do të shihni ndonjë lëshim, thjesht nuk ekziston mundësia që t’u ndodhë ndonjë gjë e tillë. Planifikimi i mirë përbëhet nga ndarja dhe veçimi në pjesë të imta, në mënyrë që pa gabim të bëjnë diçka.

Në këtë drejtim në masë të madhe u ndihmon kujtesa, transmeton Telegrafi. Kjo logjikë e fuqishme e inteligjencës i vë para shenjave të tjera, mirëpo shpesh i çon në konflikt me vetveten dhe me emocionet.

Pra, Virgjëreshat janë tmerrësisht të pabesueshme ndaj partnerit të tyre. Për këtë shkak shumë shpejt fillojnë të ngufaten, të tregojnë posesivitetin dhe xhelozinë. Janë në gjendje që në çdo mënyrë të verifikojnë partnerin e tyre,madje edhe nëse kalojnë kufijtë e normales.