Shpallje

Kënaqësia seksuale mban shëndetin femëror, tregojnë studimet e reja, të cilat sugjerojnë se kualiteti i jetës seksuale ka ndikim të madh në shëndet.

Femrat të cilat jetën e tyre në dhomën e gjumit e kishin përshkruar si të plotësuar dhe të kënaqshme, kishin pasur rezultatet shumë më të mira kur bëhet fjalë për jetën dhe vitalitetin, ka treguar një studim i realizuar në Australi.

Pjesa më e madhe nga treqind femrat e anketuara kanë thënë se shpeshtësia e marrëdhënieve intime nuk është garanci për jetë të mirë në knaqësi, dhe rrjedhimisht edhe për shëndet- duke lënë të kuptohet se ka rëndësi kualiteti dhe jo numri i marrëdhënieve intime brenda muajit.

Këto të dhëna janë publikuar nga revista “The Journal of Sexual Medicine”, ndërsa janë bazuar në hulumtimin e realizuar te femrat e moshave ndërmjet 20 dhe 65 vjeç.

/Telegrafi/