Shpallje

Në depresion, i fiksuar, i shkëputur: kështu punon truri juaj gjatë një ndarjeje. Por shkenca na siguron që mund ta kalojmë këtë agoni  shumë më shpejt se sa mendojmë. Është e vështirë të harrosh ish të dashurin,  por do tja dalësh!

“Mbas një ndarje, truri është i ”mbingarkuar”:– shpjegon Helen Fisher, studiuese, merret me kohën biologjike të dashurisë në Kinsley Institute.”Dhimbja i than energjitë e tua mendore, emotive dhe fizike”.

Fisher është autorja e parë e një studioje  mbikëqyrëse, në të cilën, njerëzit që ishin lënë nga i dashuri/a, i janë nënshtruar një tak-u të kafkës ndërkohë që shikonin disa foto të ishit të tyre. Studimi zbuloi se rajonet cerebrale që aktivizohen duke shikuar foto të ishit të tyre, edhe hapësirat ishin të lidhura me varësinë dhe dhimbjen.

Për sistemin tonë nervor, dashuria krijon varësi si amfetaminat, dhe ta humbësh papritur, mund të krijojë dhimbje fizike.

Përveç kësaj, një ndarje nuk ju jep vetëm ndjesinë e marrjes në zotërim të jetës tuaj, por e bën me të vërtetë. “Fiksimi është një përgjigje e vërtetë fiziologjike e ndarjes”, thotë Fisher.

Shumë nga subjekte që kanë marrë pjesë në studimin e tij, kanë regjistruar pa aftësinë e të funksionuarit normalisht të jetës së përditshme”. Të gjithë këto persona kanë thënë se mendonin për ishin e tyre, 85% të kohës që ishin zgjuar.

Mund ta përshpejtosh procesin e shërimin, duke ri-adresuar mendimet e tua të fiksuara. Në vend që të vazhdosh të lexosh mesazhet që të ka shkruar, organizo një mbrëmje mes vajzash ose hidhu rreth kërcimit. Duhet të transferosh energjitë e tua në diçka produktive, do të të ndihmojë shumë.

Dhe na vjen keq (por jo dhe aq shumë), por nëse do vërtetë ta heqësh mendjen nga ish i dashuri yt, të rrini shokë bashkë, është me të vërtetë një ide e keqe.

Ato që rrinë në kontakt me ish të dashurit e tyre, përfundojnë duke ngadalësuar procesin e shërimit. “ Po të ndaloje së piri alkool, nuk do të lije asnjëherë një shishe me alkool në tavolinë”, thotë Fisher. “Duhet të jetë një shkëputje e prerë”./pamfleti/