Shpallje

Angelina ka treguar në një intervistë se në fakt divorci i tyre duket sikur u hap pikërisht në 2015 kur ata të dy xhiruan filmin “By the sea”.

Në këtë film, flitet për një çift të cilët janë dashur marrëzisht por monotonia ka vrarë jetën e tyre. Gruaja është gjithë kohës larg vëmendjes së burrit të saj, gati në depresion, pi vazhdimisht ilaçe ndërkohë që burri merret vetëm me pasionet e tij.

Çifti në film përpiqet të rregullojë jetën sentimentale por shumë ngatërresa e fjalë të pakomunikuara e bëjnë të pamundur rindezjen e dashurisë.

Në role kryesore, luajnë Jolie dhe Pitt dhe për ironi duket sikur kjo ka qenë historia e tyre dhe jo thjesht histori filmi. Angelina ka treguar se ajo e ka shkruar vetë skenarin e filmit dhe gjatë kohës që xhironin “By the sea” ka pasur shumë zënka me Brad./lapsi