Shpallje

Ajo gjithmonë di të impresionojë me këngët e saja ritmike, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për këngëtaren shqiptare nga Kosova, Dhurata Dora e cila ka pak kohë që publikut shqiptar i ka sjellë një hit të ri.

Është kënga e titulluar “Kesh Kesh” ajo e cila tashmë po diskutohet me të madhe për stilin e veçantë dhe ritmik që ka.

© DhurataDora – MaxProductions

Është itsDro ai i cili e ka bërë regimin e tij të parë në YouTube rreth këngës së re të Dhuratës, shkruan GazetaBlic.

itsDro nuk është hera e parë që bënë reagimet e tij ndaj këngëve shqipe. Ai fillimisht u bë i njohur me reagimin e tij ndaj këngës “BonBon” të Era Istrefit e cila është shndërruar në një senzacion botërorë.

Ai përderisa e ka dëgjuar këngën ka thënë se “Kjo këngë do të bëhet hit”.  Më poshtë në video mund ta shihni reagimin e tij të plotë. / © GazetaBlic /