Shpallje

Michael Wolfe që ishte futur me dhunë në një xhami dhe kishte lënë një proshutë derri para derës, është dënuar me 15 vite burgim.

Ky 37-vjeçar është shpallur fajtor për veprimin e tij, që e kishte bërë në një xhami në Florida në janar të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara nga kamerat e szgurisë kanë regjistruar momentin kur Wolfe thyen dritaren me një hanxhar, kamerën dhe ndriçimin e xhamisë në Titusville.

Dihet botërisht se myslimanët e kanë të ndaluar konsumimin e produkteve të derrit, dhe fakti se kishte lënë qëllimisht proshutën e derrit para derës së xhamisë ka nervozuar tej mase komunitetin mysliman në SHBA.