Shpallje

Një person nën ndikim të alkoolit pasi ka marrë nga garazhi autobusin, ka shkaktuar dëme materiale në dyert e garazhës dhe të oborrit, në rrugën kryesore e ka goditur një shtyllë të ndriçimit, pastaj ka dal nga rruga ku ka dëmtuar autobusin në tërësi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku” mbrëmë (e enjte) rreth orës 22 e 40 minuta në Gjilan.Policia e Kosovës ka njoftuar sot se personi i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./DardaniaPost