Shpallje

Koka mund të dhembë nga stresi, lodhja, infeksionet me viruse, lëndimet, pagjumësia, problemet me dhëmbë dhe nga shumë arsye të tjera. Në këtë rast, më mirë do të ishte të përcaktoheni për zgjidhje natyrale sesa të vraponi pas tabletave.

Në vijim ju sjellim një kombinim të lashtë grek, që ndalon dhimbjet e kokës, që nuk do të ketë pasoja anësore për shëndetin.

Përbërësit:

10 thelpinj të hudhrës;

500 gramë mjaltë;

disa kokrra piperi.

Përgatitja:

Pastrojini hudhrat, secilin thelb të saj e futni në një kavanoz prej qelqit, hidhni kokrrat e piperit dhe në fund derdhni mjaltin. Kavanozin e lini të qëndrojë për pesë ditë. Pas kësaj kohe, merrni nga një lugë sa herë të ndjeni se do të keni dhimbje të kokës.

Këtë ilaç mund ta merrni edhe për forcim të sistemit imun. Në këtë rast merrni një lugë në mëngjes, në lukth të thatë dhe një në mbrëmje./femina/