Mos e pi një makiato dhe mos harxho për një pako me cigare – ndihmoje Florentin! Shpëto një jetë!

Shpallje

Florent Hoxha, i moshës 20 vjeçare nga fshati Krajkovë – Gllogoc, student i mjeksisë, është diagnostifikuar me Leukemia Akute.

Kur Florentit ia mori kanceri babin, vendosi të studiojë mjeksinë, me qëllimin për t’i shëruar njerëzit që nuk do të kenë mundësi financiare për t’u shëruar. Lajmi se Florenti u nda nga librat për të luftuar tani me semundjen e ka trondite tërë familjen dhe njerëzit e mirë kudo. Ai sot ka nevoj per ne.

Për shkak të moshes së re, natyrës së sëmundjes dhe mundësive të kufizuara diagnostike duhet që diagnostifikimi dhe trajtimi i mëtejmë të bëhet jashtë vendit, sa ma shpejt (urgjent) që është e mundur.
Lusim të gjithë njerëzit vullnetmirë, të cilët kanë mundësi të na ndihmojnë për të mbledhur paratë e nevojshme për shërimin e Florentit.