Përbërësit:
- 6 bërxolla pule
- ¼ e filxhanit jogurt
- 2 lugë majonezë
- dy lugë të vogla senf
- Një lugë lëng të freskët të limonit të shtrydhur
- Një lugë e vogël mjaltë
- Një lugë e vogël rigon
Mishin shtypen dhe qitni erëza të thata. Ngrohni vajin dhe fërgoni mishin e pulës nga të dyja anët, në mënyrë të barabartë.
Jogurtin, majonezën, mustardën, lëngun e limonit, mjaltin dhe rigonin përzieni mirë dhe lini 15 minuta të qëndrojnë në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen dhe shijet të përziheni.
Rendisni bërxollat në pjatë dhe qitni salcën e përgatitur.
Shërbejeni me oriz të zier apo me makarona