Zbulohet lidhja e Fatmir Hysenbelliut me modelen Megi Ndokaj?

Rrjetet sociale janë shndërruar në një burim informacioni shumë të rëndësishëm për mediat rozë.

Pa dyshim ka pasur raste, kur kemi marrë një informacion të gabuar, por nëse do të bënim një bilanc, do të kuptonin që shumë prej lidhjeve apo ndarjeve i kemi mësuar pikërisht nga Instagrami apo nga Facebook-u.

After business meetings, time to admire and buy some art!

A post shared by Fatmir Oni Hysenbelliu (@fatmirhysenbelliu) on

Nisur pikërisht nga postime në instagram, ditën e djeshme mediat kanë aluduar për një lidhje mes biznesmenit Fatmir Hysenbelliu dhe modeles Megi Ndokaj.

Hysenbelliu së fundmi ka udhëtuar drejt Miami-t në SHBA, nga ku ka bërë disa postime në Instagram. Deri këtu, gjithçka në rregull.

Mirëpo, nuk është dashur shumë që në Instagram-in e modeles Megi Ndokaj, gjithashtu të shfaqen thuajse të njëjtat postime, ç’ka do të thotë se dyshja mund të jetë çifti më i ri në shoëbiz-in shqiptar, shkruan Prive.al

Ata kanë postuar fillimisht pamje nga një pishinë, më pas nga një ekspozitë artistike dhe në fund, nga një club ku dallohen atletet e tyre thuajse të njëjta të markës Gucci ndërkohë që ata kërcejnë.

Epo nëse ata nuk janë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Miami, atëherë vërtet rastësia është sunduesja e botës, sepse axhendat e tyre paskan qenë identike. Ndiqni foto më poshtë dhe bëjeni vetë krahasimin./mapo/

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz