Shpallje

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 1 gotë e çajit qumësht (100ml)
  • 1 gotë të çajit vaj
  • 1 gotë e çajit ujë
  • 1 pluhur për pjekje
  • Pak kripë
  • 1 lugë reçeli uthull të bardhë
  • Miell derisa të bëhet një brumë i butë si për pite
  • 500gr margarin

Përgatitja:

  1. Në një enë të thellë vendosim të gjithë përbërësit, shtojmë miell gradualisht derisa të bëhet një brumë i butë dhe e lëmë të pushojë brumi për 10-15 minuta
  2. Nga kjo masë e brumit ndajmë 12 toptha të cilët i rrumbullaksojmë dhe lyejmë me vaj, vendosim në një enë dhe i lëmë të pushojnë të mbuluar për 1 orë
  3. Pastaj i hollon me nisheste sa të mundesh më të medha një nga një
  4. Petën e presim në 4 pjesë, në fund teësecilit skaj vendosim nga mbushja me arrat, rrushin, ose kadaif dhe fillojmë mbeshtjelljën duke lënë skajin e preht kah fundi dhe duke rrudhosur
  5. Bakllavat e pergaditura në këtë mënyrë, i vendosim në tepsi të lyer me margarin, pasi hollojmë të gjitha shtojmë margarinin e shkrier përsipër sëciles pjesë të bakllavas dhe pjekim në 150 grade për 3 orë
  6. Pastaj shtojmë sherbetin e zier me 2 kavanoze sheqer+1 kavanoz e gjysëm ujë(matje klasike por qe ia vlen sepse të gjithë kemi kavanoze në shtëpi)
  7. Sherbeti zihet për 20 minuta nga momenti i vlimit