Shpallje

Përbërësit:

  • 750g miell
  • 100ml vaj
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • Vezë
  • Të verdhët e vezës
  • 1/2l qumësht
  • 40g maja të freskët (kvasac)
  • Pak kripë
  • Sheqer pluhur
  • Një sheqer vanilje
  • Vaj për të fërguar

Përgaditja:

  1. Majën (kvasacin) e shkrieni në 100ml ujë të nxetë me pak sheqer dhe pak miell, dhe e leni të rritet
  2. Deri sa të rritet brumi i përzieni vezët me qumësht, sheqer dhe pak kripë, shtoni majen (kvasacin) dhe ngadalë shtoni miell dhe vaj gjithnjë duke e përzier me lugë të kuzhinës
  3. E leni brumin në një vend të nxehtë të rritet dyfish më shumë dhe pastaj e ngjeshni, formoni masën 1cm të trashë dhe me një gotë i nxjerrni krofnet
  4. I leni rreth gjysëm ore të rriten, pastaj i fërgoni në vaj të nxehtë
  5. Anën e rritur të brumit e vendosni në vaj
  6. I hidhni sheqer pluhur poashtu edhe sheqer të vaniljes