Shpallje

Përbërësit për brumin:

  • 6 vezë
  • 6 lugë gjelle sheqer
  • 6 lugë gjelle miell
  • Një pako pluhur paste
  • 4 lugë gjelle kakao
  • 6 luge gjelle ujë i vakët

Për kremin e bardhë:

  • 1 Liter qumësht
  • 100 gr nisheste
  • 4 Lugë gjelle sheqer
  • 100 gr çokollatë e bardhë
  • 200 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer pluhur

Për kremin me cokollatë:

  • 200 gr nougat çokollatë
  • 5 lugë gjelle qumësht
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 150 gr gjalpë

Përgatitja:

  1. Përziejmë vezët me mikser deri sa të bëhen shkumë, shtojmë sheqerin
  2. Ngadal hedhim ujë të nxehtë të vezet pastaj hedhim miellin e përzier me kakao dhe pecivë
  3. Perziejmë masën me tel kuzhine, derdhim në tepsi të mbuluar me letër për pjekje
  4. Të pjeket ne temperaturë 180 gradë për 20 minuta, të largohet nga furra, të ftohet dhe të pritet me thikë në dy pjesë në menyrë horizontale
  5. Per kremin e bardhe marrim 1-2 gotë qumësht dhe i perziejmë me nishestën deri sa të tretet nishesta mirë
  6. Qumështin tjetër e vlojmë mbi zjarrë duke ia hedhur sheqerin dhe çokollatën e bardhë. Shtojmë qumeshtin e përzier me nishesten duke e përzier vazhdimisht masën në menyrë që të mos ngjitet
  7. Pasi të trashet masa e largojmë nga zjarri e lëmë të ftohet dhe e përziejmë me mikser duke ia hedhur gjalpin dhe sheqer pluhur
  8. Për kremin me çokollatën bashkojmë të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe e vendosim mbi zjarrë në temperaturë të ulet deri sa te shkrihet çokollata. E lëmë të ftohet kremi
  9. Marrim njëren pjesë të petës e vendosim në një pijatë të madhe , i hedhim së pari kremin e bardhë pastaj kremin me çokollatë. Vendosim pjesën tjetër të petës dhe e lyejmë me kremin e bardhë të mbetur, pastaj me kremin me çokollatën
  10. Torta shije më të mirë pas një ose dy dite