Shpallje

Përbërësit:

  • 500gr mish i bardhë pule
  • 300gr makarona
  • 1 litër supë nga ajo qe zien mishi
  • 1 lugëe vegete
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 100ml vaj
  • 2 luge miell
  • 150ml qumësht
  • 100gr djathë kaçkavall ose ndonje djath tjetër i fortë

Përgatitja:

  1. Në një enë ziejmë mishin e pules me 2l ujë. Shtojmë vegetën dhe ziejmë per 30 minuta (Nëse deshironi që mishi të zihet më shpjetë ndajeni në copëza të vogla)
  2. Makaronat i ziejmë sipas udhezimeve në paketim, i kullojmë
  3. Në një tigan ngrohim vajin, shtojmë miellin dhe e fërgojme derisa mielli të merr ngjyrë të artë
  4. Shtojmë qumështin, shtojmë kripë sipas nevojës dhe shtojmë 1 litër nga uji në të cilin është zier mishi i pules
  5. Përzijme për pak, largojmë nga zjarri dhe shtojmë kackavallin e grirë në rende
  6. Mishin e grijme ne copeza te vogla.
  7. Në një enë të qelqit zjarrërezistuese, vendosim makaronat e ziera dhe të kulluara, shtojmë mishin e coptuar dhe në fund mbulojmë me salcen beshamel, përziejmë mirë dhe e pjekim në furren e parangrohur në 220 gradë derisa të merr ngjyrë të kuqrremt