Shpallje

Përbërësit:

  • 4-5 kungulleshka të reja
  • 2-3 vezë
  • 100g miell
  • 1 lugë kripë
  • 1 lugë erëz në bazë bimore
  • 100ml vaj për pjekje

Për lyerjen:

  • 150ml ajkë të thartë (pavllakë)

Përgaditja:

  1. Qerohen kungulleshkat dhe i preni në formë të hollë (nësë janë të reja bën të lihen ashtu si janë)
  2. I kriposni dhe i leni për 10-15 minuta, vendosni vajin që të nxehet
  3. Në një pijatë përzieni vezët me kripë dhe erëzat. Derdhni ujin nga kungulleshkat dhe i rrotulloni në miell, pastaj në vezë
  4. Fërgoni 1-2 minuta në njëren anë, pastaj në tjetrën deri sa të fillojnë të skuqen. Yndyrën e tepërt e largoni
  5. I rëndisni kungulleshkat në enë për pjekje dhe në secilin rend i lyeni me pak ajkë të thartë
  6. Në një enë të veçantë i përzieni vezët dhe ajkën e thartë, pastaj hidhni qumësht dhe barazoni masën. I hidhni në kungulleshkat e rënditura
  7. Vendosni në furrë për pjekje për 15-20 minuta në 180 gradë, derisa sipërfaqja lartë të filloj të skuqet
  8. Të servohet e nxetë, me sallatë të trangujve dhe domateve me pak vaj ulliri dhe djathë

Vërejtje:

Me qenë se musaka nuk është e yndyrshme, mund të përdoret e ftohët (gjatë pjekjes së musakës mos shtoni yndyrëra, paraprakisht largoni yndyrën nga kungulleshat)