Shpallje

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 3 patate te mëdha
  • 2 filgjan oriz (200 ml)
  • 300 gr kërpudha te freskëta
  • 1 lugë vegete
  • ½ lugë kripë
  • 1 lugë biber i kuq
  • 1 lugë miell
  • 100 ml vaj
  • Ujë sipas nevojes

Përgatitja:

  1. Qepen e grijmë sa më imët
  2. Patatet qerohen dhe grihen në rrathe
  3. Kërpudhat i grijmë në fletëza të holla
  4. Perziejmë qepen kerpudhat, vegetën, orizin, kripen, biberin
  5. Taven e lyejm me vaj dhe shtrojmë një shtresë nga rrathet e patateve
  6. Pastaj vendosim komplet përmbajtjen e perzier me orizin dhe kerpudhat dhe pastaj shtresën tjetër me rrathe patatesh
  7. Perziejmë vajin e mbetur, piperin e kuq, miellin dhe dy gota ujë, i perziejme mire dhe këtë masë e vendosim sipër patateve (uje shtojmë aq sa të barazohet me shtresën e patateve)
  8. Taven e vendosim në pjekje në 200 gradë për 1 orë dhe më pas shtojmë edhe pak ujë sepse orizit i duhet më shumë ujë për t’u zier mjaftueshëm
  9. Pastaj pas 20-30 minuta musaka do te jetë e gatshme