Shpallje

Përbërësit:

  • 250g Oreo biskota
  • 80g gjalpë
  • 400g krem
  • 5 lugë sheqer pluhur
  • 300ml ajkë të ëmbël

Përgaditja:

    1. 200g biskota oreo i bluani, ndani 150g biskota oreo të bluara dhe 50g i ndani anash pasi që do të ju nevojiten më vonë për t’i hedhur mbi tortë pasi të është gati
    2. Shkrieni gjalpën dhe përzieni me 150g biskota të bluera. I përzieni mirë dhe masën e fituar e vendosni në një kallëp të rrumbullakët për torte. Gjërsija e kallëpit të jetë më së shumti 24cm, përndryshe torta do të jetë shumë e ulët. Kallëpin paraprakisht e lyeni me një shtresë të holle gjalpe. Bazën e shpërndani me lugë në sipërfaqe ashtu që të jetë e barabartë. Kallëpin e vendosni në frigorifer derisa baza të forcohet mirë
    3. Përzieni ajkën e ëmbël derisa të fiton masëne fortë në formë të shllagut. E përzieni me mikser kremin dhe sheqerin pluhur. Për derisa deshironi të jetë më e ëmbël, shtoni ende sheqer
    4. Bashkoni masën e ajkës në formë shllagu me kremin. Në krem përzieni me dorë mbetjet e copëzave të biskotave oreo.