Shpallje

Përbërësit për 4 persona:

  • 2 speca të kuq të prerë në copa
  • 2 speca të verdhë të prerë në copa
  • 1 patellxhan të madh të prerë në copa
  • 2 lugë të mëdha çaji me rozmarine
  • 2 lugë të medha çaji me vaj ulliri
  • 2 lugë të medha çaji me uthull
  • 1 thelb hudhre të shtypur
  • 4 gjokse pule
  • 150gr makarona tubë
  • 100gr ullinjë të prerë në copa
  • Kripë

Përgatitja:

  1. Ngrohni furrën paraprakisht në 220 gradë
  2. Trazoni bashkë specat, patellxhanin, rozmarinen dhe vendosni në një tavë të madhe
  3. Sperkatini me kripë dhe vaj ulliri dhe leni mënjane
  4. Trazoni uthullen me hudhren e shtypur dhe me p[rzierjen e p[rfituar lyeni mishin e pules
  5. Vendosni mishin mbi perimet dhe piqni bashkë për 20 minuta ose derisa të zbutet
  6. Ndërkohe, përgatisni makaronat sipas udhëzimeve të pakos
  7. Kur pula të jetë gati, hiqeni nga furra
  8. Trazoni makaronat me perimet e përziera dhe ullinjtë
  9. Servojeni gjellën duke i shtuar pak uthull