Ky kek pa miell dhe sheqer u bë ‘hit botëror’ në një kohë shumë të shkurtër. Përgatitet me pak përbërës dhe në vetëm pak minuta. Receta vjen nga Amerika Jugore.
Provojeni edhe ju shijen e tij të mrekullueshme!
Përbërësit:
- 4 vezë
- 2 portokaj
- 200 gram arra
- ½ lugë çaji sodë buke
- 100 gram çokollatë gatimi
- 200 ml ajkë qumështi
Përgatitja:
Së pari, qërojini, grijini dhe hidhini portokajt në një enë të vogël. Ziejini për gjysmë ore derisa të zbuten. Shtojini në blender së bashku me vezët, arrat dhe sodën e bukës.
Hidheni përzierjen në një formë keku dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.
Ndërkohë, shkrijeni çokollatën dhe ajkën e qumështit për disa minuta. Nxirreni kekun nga furra dhe hidheni përzierjen me çokollatë mbi të./femina