Përbërësit:
- 4 vezë
- 1 gote sheqer
- 220gr margarin të shkrirë
- 1 gotë grizë
- 2 lugë miell
- 1 gote ajkë e thartë ose kos
- 1/2 pluhur për pjekje
- 3 gota sheqer
- 4 gota ujë
- 1 sheqer vanile
Përgatitja:
- Përziejmë vezët me sheqerin derisa të shkrihet sheqeri
- Shtojmë margarinën e shkrirë, miellin e përzier me pluhurin për pjekje, grizen dhe kosin
- Të gjitha i përziejmë mirë dhe i vendosim në kallëp të lyer dhe përmillur me madhesi 25×35 dhe e pjekim në 180 gradë për 25-30 minuta ose derisa pjekja të vërtetohet me rremojcë
- Ziejmë shurupin me ujin, sheqerin dhe sheqerin e vaniljes dhe pas pjekjes në revaninë e nxehtë shtojmë shurupin e nxehtë dhe kthejmë kallepin prapë në furrë të nxehtë për 5 minuta dhe me pas e largojmë nga furra
- Ëmbëlsiren e lëmë të ftohet mirë në frigorifer dhe pastaj e presim ne katrorka