Përbërësit kryesor: majonez, jogurt, tranguj, speca, brumëra (pasta)
Përbërësit:
- 500g brumëra (pasta)
- 150g kaçkavall
- 200g përshutë
- 2-3 karrota të ziera
- 15 tranguj
- 1 spec të kuq, bën të jetë i pjekur
- 1-1.5l jogurt
- 200g majonez
Përgaditja:
- Në ujin e kriposur dhe me vaj zieni brumërat (pasta). Pastaj i shpërlani me ujë të ftohet, shtoni pak vaj dhe i përzieni. Lëreni të ftohet
- Kaçkavalllin, përshutën, karrotat e ziera, trangujt, specat i preni në formë katrore, pastaj shtoni në brumërat (pasta) e ftohura.
- Shtoni 1l jogurt, majonez, dhe kripë sipas dëshires, i përzieni të gjitha
- Të nesërmen brumi do të ulet në jogurt, shtoni 1/2l jogurt