Shpallje

Shpend Ahmeti ka folur para mediave mbi mbledhjen e Kryesisë së VV-së që po vazhdon të mbahet në selinë qendrore.

Ahmeti tha se brenda mbledhjes së Kryesisë po zhvillohen diskutime normale, shkruan Periskopi, duke u thënë gazetarëve që të mos e pyesin për pozicionin e tij mbi ndarjet e fundit në VV, sepse, sipas tij, “nuk ka ardhur puna deri aty ende”.Ndërsa, ai ka thënë se për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Aida Dërgutin, të pyetet vetë deputetja.

“Për atë punë mundeni me pyet Aidën. Diskutimi është t’u shku në mënyrën më normale të mundshme”, tha ai.Ahmeti tha se Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë i ka diskutimet e gjata, prandaj s’ka ndonjë çudi të madhe as për mbledhjen e sotme.

“Diskutimi është normal, nuk ka kurgjë të jashtëzakonshme për diskutimin. Nuk jemi në atë fazë, që të flasim a jemi për apo kundër”, tha ai.I pyetyr për taboret brenda VV-së nga gazetarët, Ahmeti reagoi kështu: “Jo, more s’ka kurrëfarë plane njëherë.” /DardaniaPost.com