Përbërësit:
- Patate,
- Kërpudha
- Djathë i grirë i tipit parmezan
- Mocarela -djathë pice,
- Pak qumësht,
- Kripë e pak gjalpë.
Përgatitja:
- Në një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë, ziejmë patatet, si për pure.
- Ndërkohë, kavërdisim lehtë kërpudhat mënjanë.
- Presim patatet në feta, pasi i kemi qëruar dhe i vëmë në gjithë sipërfaqen e tavës së baltës, ku kemi hedhur 1 gisht qumësht.
- Mbi to hedhim kërpudhat, djathin e grirë dhe copat e mocarelës.
- Veprojmë njësoj dhe në shtresën e dytë dhe fusim tavën të piqet në furrë në 180°, derisa të jenë thithur lëngjet.
- Mund të përdorim krem beshamel në vend të qumështit, që krijon një masë si krem bashkë me djathin e grirë dhe mocarelën, por sigurisht në atë rast, kaloritë janë më të shumta./recetakuzhine