Shpallje

Përbërësit:

  • 1 gotë kos (gota 200ml)
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë kokos
  • 2 gota sheqer
  • 2 miell
  • 1 pluhur për pjekje
  • 1 sheqer vanilje

Glazura:

  • 100gr çokollatë per zierje
  • 3 lugë vaj
  • 100ml ajkë ajkë e ëmbël

Përgatitja:

  • Përzijmë të gjithë përbërësit me radhë siç janë të cekur
  • Masën e vendosim në kallëp të lyer me vaj dhe të përmillur, 35x40cm dhe pjekim në 180 gradë për 30 minuta ose derisa pjekja vërtetohet me rremojcë
  • Pastaj shkriejmë çokollatën me vajin, nëse bëhet me ajkë, ngrohim ajkën derisa të mos vlojë, shtojmë çokollatën, përzijme derisa të shkrihet çokollata dhe vendosim mbi tortën e pjekur
  • Pasi të ftohet e presim në katrorka sipas dëshires./receta