Për një tepsi me diameter 35X6 cm duhet:

  • 6 vezë
  • 1/4 gotë uji
  • Sheqer
  • 2 gota uji miell
  • 1/2 filxhan çaji me qumësht
  • 2 lugë supe plotë me gjalpë
  • 2 luge çaj me backin

Përgaditja:

  1. Ngrohet furra në 180 gradë
  2. Lyhet tepsia me gjalpë
  3. Shkrijmë gjalpin dhe e heqim nga zjarri e perziejmë me qumështin
  4. Ndajmë vezët ,të kuqet nga të bardhet
  5. Përziejmë me mikser elektrik të bardhët e vezëve për 2 minuta pastaj hedhim sheqerin dhe i përziejmë së bashku për të paktën 10 minuta (derisa te bëhen si dëbore e ngrirë)
  6. Hedhim në tasin e të bardhëve të vezëve ,të kuqet e vezeve dhe përzierjen qumësht dhe gjalpin.
  7. I përziejmë mirë me mikser elektrik.
  8. Te përzierja e vezëve hedhim miellin dhe backin dhe i përziejme me një lugë sa të bëhen pak të njëtrajshme
  9. Pastaj i përziejmë së bashku me mikser elektrik për disa minuta derisa të bëhet një brumë i njëtrajtshëm
  10. Hidhet përzjerja në tepsi dhe piqet ne 170 – 180 gradë
  11. Pasi është pjekur hiqet nga furra dhe e lëmë të ftohet
  12. E presim në formën që deshirojmë
  13. Pasi ftohet për 30 minuta i hedhim përzierjen e qumshtave dhe e mbulojmë me plasmas kuzhine dhe e lëmë për rreth gjysëm ore
  14. Lyejmë me kremin që duam

Përgaditja prej qumështit:

  • Në një tas hedhim 1 gotë qumësht natyral
  • Gjysëm gote qumësht krem ëmbëlsirash
  • 2 kuti me qumësht te kondensuar nestle i përziejmë mirë dhe i hedhim sipër tek baza e trilecës
  • Lyejmë sipërfaqen e trileçës me krem

Për kremin:

  • 2 kuti qumësht të kondensuar panda ose nestle
  • Thjesht futni në një tenxhere me uje kutinë e qumështit të kondensuar dhe lëreni te vlojë me ujë për të pakten 2-3 ore
  • Hiqeni nga zjarri lëreni pak të ftohet
  • Perzijeni mirë
SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz